Fundjava me shi dhe borë, pranvera është ende larg

March 4, 2022
1 minut lexim

Fundjava sjell një përkeqësim të kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, e shtuna dhe e diela në zona te caktuara do të jenë me rrebeshe shiu, ndërsa në zonat malore dëborë.

“Fundjava mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve që pritet të jenë më të dukshme mbrëmjen e ditës së shtunë dhe paraditen e së dielës. Në ultësirën perëndimore priten edhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten reshjet e dëborës. Për sa i përket temperaturave të ajrit, pritet të kemi një rënie të tyre duke bërë që gjatë ditës së dielë të zbresin në -4 në zonat malore, ndërsa maksimumet të luhaten deri në 13 gradë Celsius”.

Gjatë fundjavës problem do të jenë edhe parametrat e erës ku shpejtësia e saj do të arrijë deri në 45 km/h në det të hapur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Analisti Xhezairi: Zhvillimet në Ukrainë nuk e favorizojnë “Ballkanin e Hapur”, momenti që Rama të flasë

Story i radhës

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë