fundjava me ndeshjet e kupes se federates 656787bd068d0

Fundjava me ndeshjet e Kupës së Federatës

November 29, 2023
1 minut lexim

Fundjava që vjen do të ketë në qendër të vëmendjes një tjetër aktivitet, që tash e sa vjet ka qenë pjesë e rregullt e edicionit të garave në Federatën e Volejbollit të Kosovës.

Kupa e Federatës 2023, sjell një tjetër format të një aktiviteti, që në aksion do t’i gjejë ekipet që u ranguan në Top-4 të Superligës A, te djemtë dhe te vajzat.

E gjithë gara do të zhvillohet në Pallatin e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, me garën e së shtunës, e cila hapet me gjysmëfinalet e vajzave.

Në gjysmëfinalen e parë ndeshen Prishtina 75 dhe Fushë Kosova nga ora 13:00, kurse në gjysmëfinalen e dytë do të vihen përballë njëtra tjetrës Drita e Skenderaj nga ora 15:00.

Dy ndeshjet e fundit të së shtunës, sjellin duelet e konkurencës së djemve.

Nga ora 17:00 Ferizaj takohet me Dritën, kurse nga ora 20:00 luhet takimi Peja – Skënderbeu.

Finalet janë në program të dielën, kur në orën 16:30 do të zhvillohet ajo e vajzave, kurse nga ora 19:00 finalja e djemve.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

telashe per ronaldon 6567812dea6a4
Story i mëparshëm

Telashe për Ronaldon

fidan sulmet brutale te izraelit ne gaza perbejne krime lufte 65678aca633d3
Story i radhës

Fidan: Sulmet brutale të Izraelit në Gaza përbëjnë krime lufte

Të fundit nga

ShkoLartë