Ligat më të forta evropiane do të jeën aktive edhe këtë fundjavë.
Më fillim nga ora 13:30 “Të Kuqtë” do të luajnë si mysafirë ndaj Newcastle, ndeshje në të cilën nuk do të tolerohet asnjë hap fals. Liverpooli është në ndjekje të titullit kampion në Angli, andaj, që ta marrë të paktën përkohësisht pozitën e parë, i duhet të fitojë patjetër ndaj “Magpies”.
Rivali i Liverpoolit, Manchester City, më fillim nga ora 18:30, do të ketë punë me Leeds Unitedin, aty ku janë të domosdoshme tri pikët.
Në orën 16:15 do të zbresë në fushë Real Madridi, në La liga, kundër Espanyolit. Skuadra e Carlo Ancelottit gati e ka siguruar titullin kampion, e për rrjedhojë nuk pritet të ketë presion të rezultatit ndaj katalunasve. Gjithsesi, një fitore eventuale sot, do ia siguronte edhe matematikisht titullin e 35 kampion në Spanjë.
Komshinjtë e Realit, Atletico Madrdi, do të ndeshen me Athletic Bilbaon në orën 21:00. Një gabim i skuadrës së Diego Simeones do t’ua rrezikonte jo pak vendin në top4.
Në Serie A, Napoli luan ndaj Sasuolos në orën 15:00 për t’i provuar gjasat e pakta për Scudetto, ndërsa në Gjermani, Bayerni, tashmë edhe zyrtarisht kampion, do të udhëtojë te Mainz, kurse Borusia Dortmund do ta presë Bochumin në po të njëjtën orë.