Fundjava e futbollit evropian – Sot luajnë Liverpooli, United, City, Reali e Bayerni

April 2, 2022
1 minut lexim

Pas pauzës për shkak të ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve, sot rikthehen në “aksion” disa prej skuadrave të mëdha evropiane.

Më fillim nga ora 13:30, në “Anfield Road”, Liverpooli do ballafaqohet me Watfordin. Djemtë e Klopp, synim të vetëm në këtë ndeshje do e kenë fitoren, e cila shihet si e vetmja rrugë në ndjekje të titullit, ndërsa për mysafirët mund të ishte i kënaqshëm edhe një barazim, përkundër që gjenden në zonën “e kuqe” për të rënë nga liga.

Rivali i Liverpoolit për titull, Manchester City, i shkon Burnleyt në orën për ta “rikonfirmuar” pozitën e parë.

Në anën tjetër, Manchester United do e presë në “Old Trafford” Leicester City në orën 18:30.

“Djajtë e Kuq” me një fitore eventuale do i mbanin gjallë shpresat për një vend në top4, ndërsa për “Dhelprat” trepikëshi do t’u ndihmonte t’i afroheshin zonës së evropiane.

Në Spanjë, Real Madridi do të udhëtojë në “Abanca Balaidos” për t’u përballur me Celta Vigon e papërshtatshme. Ndeshja fillon në orën 18:30.

Me fitoren eventuale, madrilienët veçse do e forconin edhe më tutje kreun.

Bundesliga, ndër të tjera, ofron ndeshjen Freiburg – Bayern, në orën 15:30, me mysafirët dukshëm më favoritë për ta fituar takimin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Florian Marku sonte mbron titullin

Story i radhës

UNESCO thotë se janë shkatërruar 53 vende historike në Ukrainë

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë