fund tragjik ne roskovec autori i vrasjes dhe pengmarrjes dyshohet se vrau veten 6a6389f103d21

​Fund tragjik në Roskovec, autori i vrasjes dhe pengmarrjes dyshohet se vrau veten

July 24, 2026
1 minut lexim

Ka përfunduar me një tjetër viktimë ngjarja e rëndë kriminale e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit të Shqipërisë, ku një 35-vjeçar vrau babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, pas lirimit të pengut falë ndërhyrjes profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijoi negociatat me autorin për ta bindur që të dorëzohej dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Megjithatë, pavarësisht negociatave intensive që zgjatën prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë.

Rreth orës 16:35, ai dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet nje shtetas turk dyshohet per perfshirje ne masakren e krushes 6a63897457806
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet një shtetas turk, dyshohet për përfshirje në Masakrën e Krushës

macron prin ne be per ndjekes ne rrjetet sociale meloni e dyta merz i teti 6a638a5025707
Lajmi i radhës

Macron prin në BE për ndjekës në rrjetet sociale, Meloni e dyta, Merz i teti

Të fundit nga

ShkoLartë