macron prin ne be per ndjekes ne rrjetet sociale meloni e dyta merz i teti 6a638a5025707

Macron prin në BE për ndjekës në rrjetet sociale, Meloni e dyta, Merz i teti

July 24, 2026
1 minut lexim

Presidenti francez Emmanuel Macron është lideri më i ndjekur në rrjetet sociale në Bashkimin Evropian, me mbi 35.6 milionë ndjekës në të gjitha platformat kryesore.

Sipas të dhënave të përmbledhura më 23 korrik 2026 nga World of Statistics, Macron kryeson renditjen e liderëve të vendeve të BE-së me gjithsej 35,651,257 ndjekës në platformat X, Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe LinkedIn.

Në vendin e dytë renditet kryeministrja italiane Giorgia Meloni me afro 23 milionë ndjekës, ndërsa i treti është kryeministri spanjoll Pedro Sánchez me 6.8 milionë.

Pesëshja e parë plotësohet nga kryeministri polak Donald Tusk me 4.4 milionë ndjekës dhe politikani hungarez Péter Magyar me rreth 3.9 milionë.

Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz nuk bën pjesë në mesin e liderëve më të ndjekur të BE-së. Ai renditet vetëm në vendin e tetë me 1,640,166 ndjekës, duke mbetur pas liderëve të Francës, Italisë, Spanjës, Polonisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Holandës.

Po të ishte vendi i tij në BE, para Merz do të ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ky, vetëm në Facebook la 1.6 milionë ndjekës.

Pas Merzit në renditje vijnë politikani çek Andrej Babiš dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ndërsa lista vazhdon me kryeministrin belg Bart De Ëever, homologen daneze Mette Frederiksen dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson.

Renditja është bazuar në numrin e kombinuar të ndjekësve në platformat X, Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe LinkedIn për liderët që përfaqësojnë vendet e tyre në Këshillin Evropian. Të dhënat janë mbledhur më 23 korrik 2026.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fund tragjik ne roskovec autori i vrasjes dhe pengmarrjes dyshohet se vrau veten 6a6389f103d21
Lajmi i mëparshëm

​Fund tragjik në Roskovec, autori i vrasjes dhe pengmarrjes dyshohet se vrau veten

file 0000000084f881f4b4cc7cf6eb1db12f
Lajmi i radhës

Kostovski: Komuna e Butelit shpërblen me nga 15.000 denarë çdo punëtor që ndihmoi gjatë fatkeqësisë natyrore

Të fundit nga

ShkoLartë