arrestohet nje shtetas turk dyshohet per perfshirje ne masakren e krushes 6a63897457806

Arrestohet një shtetas turk, dyshohet për përfshirje në Masakrën e Krushës

July 24, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

I dyshuari dyshohet se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në Masakrën e Krushës gjatë luftës në Kosovë.

I dyshuari është siguruar në Stacionin Policor në Prizren nga Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe më pas i është dorëzuar hetuesve të Hetuesisë së Veçantë, të cilët veprojnë në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Rasti mësohet se po trajtohet nga Departamenti për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, sipas burimeve të tjera, i dyshuari është paraqitur vetë në stacionin policor, pasi mbrëmë, gjatë një emisioni televiziv, emri i tij është përmendur si person që dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të kriminelit Arkan.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perplasje me policine ne cegran 25 vjecari perfundon ne pranga 6a6372ee5eb32
Lajmi i mëparshëm

Përplasje me policinë në Çegran, 25-vjeçari përfundon në pranga

fund tragjik ne roskovec autori i vrasjes dhe pengmarrjes dyshohet se vrau veten 6a6389f103d21
Lajmi i radhës

​Fund tragjik në Roskovec, autori i vrasjes dhe pengmarrjes dyshohet se vrau veten

Të fundit nga

ShkoLartë