FTX nuk e di sa sesa para ka dhe ende nuk ka një listë të plotë të punonjësve tha CEO i grupit FTX John J. Ray ditën e Enjte.
Megjithatë ai përllogarit se grupi FTX i cili përfshin FTX.com, Alameda Research dhe FTX US, ka afro 564 milionë dollarë në kesh.
Ai dhe drejtuesit e sapo emëruar po kalojnë nëpër një proces për të lokalizuar të gjitha llogaritë bankare të FTX, duke kërkuar ngritjen e fondeve dhe thënë institucioneve të mos pranojnë udhëzime nga Bankman-Fried.
Ray ka bërë çdo përpjekje për të distancuar kompaninë nga bashkëthemeluesi dhe ish-CEO i saj, Sam Bankman-Fried, i cili ka qenë shumë aktiv në rrjetin social Twitter që kur kompani aplikoi për faliment. Të Mërkurën Ray shkroi në Twitter, duke përdorur llogarinë zyrtare të FTX, se Bankman-Fried “nuk ka më asnjë rol në FTX.com, FTX US ose Alameda Research dhe qëndrimet e tij nuk janë në emër të kompanisë.”
Ndërkaq Ray thotë se FTX ka siguruar vetëm një fraksione të aseteve dixhitale që beson se kompanitë e FTX Group i kanë në pronësi.
Deri më sot janë rikuperuar 740 milionë dollarë në portofolë të ftohtë dhe FTX beson se i përkasin West Realm Shires, Alameda ose FTX.com. Ray tha se 372 milionë dollarë transferime të paautorizuara ishin bërë të njëjtën ditë që FTX aplikoi për faliment dhe krijuar 300 milionë dollarë tokenë FTX (FTT) pas falimentit.
FTX aplikoi për faliment më 11 Nëntor pas lajmit se një marrëveshje e mundshme me rivalin Binance që do të çonte në shitjen e kompanisë tek ky i fundit, kishte dështuar. Asokohe CEO i Binance Changpeng Zhao tha se FTX ishte përtej asaj ndihme që mund ti ofronte Binance.
Detajet e zbuluara nga Ray tregon sesa larg kishte shkuar FTX. Listimi i aseteve dhe detyrimeve të mëse 130 kompanive përfshin në aplikimin për faliment ka një mangësi të madhe: bilancet nga Alameda Research dhe kompanitë VC të FTX mungojnë dhe mund të mos jenë audituar kurrë më parë.
West realm Shires ishte audituar për herë të fundit nga firma e kontabilitetit Armanino për periudhën e mbyllur më 31 Dhjetor 2021. Ndërsa FTX.com që thuhet se ishte pranë një investimi 1 miliardë dollarë për ta vlerësuar me 32 miliardë dollarë në Shtator, kishte paraqitur auditin e fundit në 2021.
“Nuk besoj se është e duhura që aksionerët ose gjykata të mbështeten në audite si një indikator i besueshëm i rrethanave financiare,” tha Ray.
FTX.com liston 2.3 miliardë dollarë asete dhe 465 milionë dollarë detyrime. Por asetet përjashtojnë asetet kripto të konsumatorëve të cilët janë bllokuar në bursë që prej javës së kaluar.
West Realms Shires, një kompani mëmë se FTX US, LedgerX dhe pronar i 51% të aksioneve të BlockFi, raporton 1.4 miliardë dollarë asete dhe 316 milionë dollarë detyrime. Bilancet e Alameda tregojnë 13.5 miliardë dollarë asete dhe 5 miliardë dollarë detyrime. Kompanitë e tjera të FTX si Clifton Bay Invesments dhe FTX Venture raportojnë asete me vlerë 2 miliardë dollarë dhe po aq detyrime.
Edhe pse këto bilance e bëjnë West Realm Shires të duket sikur ka kapacitetet e nevojshme për të mbuluar detyrime, Ray shkruante se list kishte bilance të paaudituara.
Informacioni i publikuar nga Ray goditi bashkëthemeluesit e FTX Sam Bankmand-Fried, Zixiao Wang dhe Nishad Singh për mungesë informacioni të besueshëm financiar.
Gjithasht zbuluon se West Realm Shires kishte dhënë kredi në FTT tek BlockFi me vlerë 250 milionë dollarë në deri në 30 Shtator kur tokeni këmbehej me 24 dollarë sipas CoinGecko. Sot FTT shitet për 1.61 dollarë.
Duke përshkruar asetet dhe detyrimet e Alameda, Jay shkruante se 4.1 miliardë dollarë kredi të marra në bilancet e kompanisë, 2.3 miliardë dollarë vinin nga Paper Bird Inc., një tjetër debitor i grupit FTX dhe tre kredi të tjera nga ekzekutivë të FTX përfshirë 1 miliardë dollarë të Bankman-Fried, 543 milionë dollarë të Singh dhe 55 milionë dollarë të Ryan Salame. /PCWorld Albanian