FTX ju detyrohet kreditorëve të saj 3.1 miliardë dollarë

min lexim

Bursa e kriptomonedhave FTX ju detyrohet 50 kreditorëve të saj më të mëdhenj afro 3.1 miliardë dollarë.

Firma e cila deklaroi falimentin pranë autoriteteve Amerikane javën e kaluar, tha se ju detyrohet 1.45 miliardë dollarë 10 kreditorëve më të mëdhenj duke mos dhënë emra.

Kolapsi i bursës së dytë më të madhe në botë të kriptomonedhave dëmtoi besimin në këtë treg i cili prej disa muajsh është gjendur në vështirësi.

Ngjarjet bënë që CEO i kompanisë Sam-Bankman-Fried dha dorëheqjen.

Zbulimet e ditëve të fundit treguan se FTX ju detyrohej më para më shumë se 1 milionë përdoruesve dhe bizneseve pas kolapsit.

Ditën e Shtune FTX tha se ishte duke bërë një vlerësim të aseteve globale dhe po përgatitje për shitjen ose riorganizimin e disa bizneseve.

Një dëgjesë në gjykatë është vendosur ditën e Marte lidhur me shpalljen e falimentit.

Nuk është e qartë sesa përdorues të cilët kanë pasur para në bursë do ti marrin pas përfundimit të procedurave të falimentit edhe pse ekspertët paralajmërojnë se mund të jetë vetëm një fraksion i asaj që kanë investuar.

Javën e kaluar CEO i FTX John Ray foli gjendjen e bursës dhe sipas tij nuk kishte hasur asnjëherë një dështim kontrolli korporate të këtyre përmasave.

Ai zëvendësoi Bankman-Fried dhe kritikoi për mungesën e plotë të informacioneve të besueshme financiare. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Suspendohen dy pjesëtarë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare për rastin “Onishqenko”

Story i radhës

​Lëndohet rëndë portieri i Irani, largohet nga loja

Të fundit nga