Shkup, 13 Nëntor – Po ftohen raportet mes Qeverisë dhe Lidhjes Demokratike të Pavle Trajanovit. Së fundmi gjithnjë e më të shpesh Trajanov ka qëndrime që nuk përputhen me ato të pushtetit. Në takimin e liderëve tha se do të kërkojë reciprocitet në lidhje me kërkesat bullgare, që bullgarët të futen në Kushtetutë por të insistohet që edha ata ta njohin pakicën maqedonase. Pas takimit të liderëve që në fakt dështoi, Trajanov me qëndrim se nëse nuk arrihet konsensus, të shkohet në zgjedhje të parakohshme, gjë për të cilën vazhdimisht këmbëngul VMRO-DPMNE-ja. Sot kërkoi takim urgjent në Kuvend për standardin e studentëve, pasi u paralajmërua dhe pastaj u tërhoq një ligj për heqjen e vaktit studentor.
“Lidhja Demokratike kërkon që Kuvendi të mbajë seancë ku do të debatohet mbi standardin e studentëve dhe problemet e tjera me të cilat po ballafaqohen ata dhe të sillen zgjidhje konkrete përmes pranimit integral të kërkesave të tyre. Lidhja Demokratike sugjeron se nuk mund të propozohen zgjidhje ligjore dhe të sillen vendime pa i konsultuar studentët dhe universitetet, siç ishte me ligjin për subvencionimin e vaktit studentor”, deklaroi Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.
Me ton të ashpër duke mos e fshehur mospajtimin me qëndrimet e Trajanovit, u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Sa i përket kërkesës së deputetit Trajanov për seancë kuvendore, mendoj se është mirë që të ketë një seancë të këtillë, madje edhe unë dua të marr pjesë në të. Sepse aty do të mund ta krahasojmë konceptin, ndërsa z. Trajanov është i mirë për seancë të tillë për shkak se në kohën kur ishte në koalicion me kryeministrin Gruevski, e dini se si rriheshin studentët në sheshe dhe para qeverisë dhe do të mund të bëjmë krahasim se si trajtohen studentët nga viti 2017 deri më sot”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Në lidhje me ligjin e paralajmëruar për vakt të subvencionuar për studentët, deputetja e PLD-së Monika Zajkova tha se nuk është e saktë se do të hiqet vakti për studentët por se kërkohet zgjidhje më e mirë sistematike.
Burimi: zhurnal.mk