​Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik

min lexim

Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjosa Osmani për një takim konsultativ me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta në Kosovë.

Në një konferencë për media, sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka konfirmuar se kjo parti tashmë ka marrë ftesën për takim, ku edhe do të dalin me qëndrimin e tyre.

Çitaku: PDK ka pranuar ftesën e Osmanit, qëndrimi do të shprehet në takim

“PDK e ka pranuar ftesën e presidentes Osmani për një takim rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve. Sigurisht se ne do t’i përgjigjemi ftesës se ne kemi obligim kushtetues dhe ligjor që të marrim pjesë në një takim të tillë. Ju e dini mirë që PDK-ja qe nga korriku i vitit të kaluar ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, mirëpo ftesa e presidentes Osmani nuk ndërlidhet me inicimin e zgjedhjeve të parakohshme, por me përcaktimin e datës për zgjedhjet të rregullta. Ne do të marrim pjesë aty dhe qëndrimin për këtë çështje, si dhe për datën e preferuar do ta themi aty”, ka thënë Çitaku.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani dje ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Osmani ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar- 16 shkurt 2025. 

Story i mëparshëm

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë playback

Story i radhës

Viza false për të çuar qytetarët drejt Britanisë, Amerikës dhe Kanadasë! GJKKO lë në burg Leonardo Lamën

Të fundit nga