Ftesa e Prokurorisë Speciale për kryeministrin Kurti, flasin juristët – tregojnë pse po kërkohet dëshmia e tij

December 14, 2024
min lexim

Kryeministri Albin Kurti është ftuar para pak ditësh për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale.

Kjo ftesë u bë publike nga zëdhënësi i qeverisë, i cili publikoi ftesën që i është dërguar Kurtit, në vendin e tij të punës, nga dy prokurorë special, që të hënën e ardhshme të paraqitet në zyrat e Prokurorisë Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Mirëpo i pyetur nga gazetarët në një konferencë për media, Kurti nuk dha një përgjigje nëse do të jetë present në seancë.

“Jam me nxitim”, është përgjigjur shkurt kryeministri.

Por, për cilat raste mund të kërkohet dëshmia e tij? A mund ta dëmtoj Kurti në zgjedhjet e reja kjo ftesë nga Prokuroria e Speciales?

Bajraktari:  Ndalesa për pjesëmarrje në zgjedhje, mund t’i pamundësohet vetëm me anë të vendimit të gjykatës apo vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lidhur me këtë ҫështje, avokati Ardian Bajraktari thotë se, Kryeministri është ftuar si dëshmitar në kuadër të një procesi hetimor të filluar në vitin 2023, nga Prokuroria Speciale.

Image

Ardian Bajraktari

“Besoj si Kryeministri si qytetar dhe kreu i qeverisë do të reflektojë për këtë kërkesë dhe t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së prokurorëve special. E drejta për të zgjedhë dhe për t’u zgjedhur është e drejtë kushtetuese, e përcaktuar me nenin 45 të Kushtetutës”, vlerëson ai.

Mirëpo, a mund të ketë ndalesë për pjesëmarrje në zgjedhje, avokati Bajraktari thotë se kjo mund t ëbëhet vetëm me një vendim të gjykatës.

“Ndërsa, ndalesa për pjesëmarrje në zgjedhje, përkatësisht pamundësisë së kandidimit, me Ligjin për Zgjedhjet e Pérgjithshme, ajo mund t’i pamundësohet vetëm me anë të vendimit të gjykatës apo vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Dhe një ndalim i tillë mund të bëhet vetëm nëse i është hequr e drejta për të qenë kandidat, apo, nëse është dënuar në tri (3) vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv. Vetëm në këto rrethana, një qytetar/e nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje, përkatësisht të jetë në listën e kandidatëve për t’u zgjedhur, që në rastin konkret nuk është”, vlerëson avokati.

Burjani: Disa ministra dyshohen për vepra kriminale si dhe punësime korruptive

Po ashtu, për këtë ҫështje ka folur edhe juristi, Blerim Burjani. 

Ai thekson se ka pretendime se kjo ftesë e Speciales ka të bëjë me punën e ministrave.

Image

Blerim Burjani. 

“Këtu disa po mendojnë se është thirrur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për punën e ministrave. Fjala është për Prokurorinë Speciale që është ftuar si dëshmitar për të ofruar informacione për disa tema të përfolura për një kohë të gjatë në qeverisjen Kurti. Disa ministra dyshohen për vepra kriminale si dhe punësime korruptive dhe punësim partiak në KOSTT, KEK e tjera”, vlerëson profesor Burjani.

Ai thotë se, ka përplotë spekulime, por duhet parë këtyre ditëve se për ҫka bëhet fjalë.

Juristi thekson se është obligim paraqitja e Kurtit në këtë seancë.

“Është obligim i kryeministrit të i përgjigjet ftesës së prokurorisë, skandalet korruptive në këtë qeverisje ngren dyshime për përgjegjësi të dikasterëve qeveritare duke përfshirë këtu edhe tenderat një burimor, të gjitha këto sjellin dyshime të bazuar për vepra të shumta kriminale”, thekson juristi Blerim Burjani për ‘Bota sot’.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sallai: Duhet të griten procedura ndaj të gjithë personave të përfolur si të korruptuar

Story i radhës

Buxheti 2025, Veliaj: Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës! Nga 1 janari abone falas për pensionistët

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë