Ftesa e Osmanit, flet zyrtari i “Guxo”: Opozita po krijon ngërç institucional për inate personale

May 12, 2025
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani ka ndërmarrë hapin e parë konkret për të zhbllokuar situatën politike, duke ftuar në një takim konsultativ liderët e partive kryesore në vend.

Ftesa është dërguar pas dështimit të njëpasnjëshëm për konstituimin e Kuvendit, çka ka thelluar krizën institucionale në Kosovë.

Takimi është propozuar të mbahet më 15 maj, në orën 13:00, ndërsa nga ky proces pritet të dalin sinjale të qarta për mundësinë e një kompromisi të mundshëm, që do të mundësonte funksionalizimin e legjislativit dhe shmangien e një krize më të thellë politike.

Anëtari i partisë “Guxo”, Luan Gacaferi në një prononcim për “Bota sot”, akuzon opozitën se po mban të bllokuar procesin për arsye të inateve personale.

Ai shtoi se nuk ka arsye të arsyeshme ligjore apo politike për të penguar formimin e institucioneve, dhe se veprimet e opozitës po thellojnë qëllimisht ngërçin institucional.

Unë uroj që presidentja të ndihmoj në kthjellimin e opozitës, por sinqerisht jam skeptik, qe mund të arrihet diçka në këtë drejtim!

Liderët e partive e dijnë se kush e ka shumicën dhe se kujt i takon kryetari i parlamentit, këtë e ka sqaruar gjykata kushtetuese me 2014! Prandaj unë mendoj se opozita po krijon ngërçe institucionale pa asnjë nevojë por vetëm për inate personale”, thotë ai për “Bota sot”.

Kujtojmë, se LDK, PDK dhe AAK, e kanë komfirmuar pjesëmarrjen në takim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Numërohen rreth 74% e votave, Çepani: Opozita nuk e kapitalizoi dëshirën për ndryshim

Story i radhës

Google ndryshon logon pas 15 vitesh

Të fundit nga

Në Podujevë Final8 i Ligës së Pionierëve

Për tri ditë rresht arena “Hakif Zejnullahu” në Podujevë do të presë qindra hendbollistë të rinj. Prej të shtunës e deri të hënën zhvillohet Final8 i Ligës së Pionierëve të Kosovës në
sqmken
ShkoLartë