Ftesa e Kurtit për takim, Tahiri: Ishte tendencioze

May 1, 2025
1 minut lexim

Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar takimit mes kryetarit të kësaj partie Memli Krasniqi dhe liderit të VV-së, Albin Kurti, duke thënë se ftesa e këtij të fundit ndaj Krasniqi për takim ka qenë tendencioze më ‘’shumë me të bë nervoz’’.

Tahiri në FRONTAL ka shtuar se takimi ka qenë më shumë për ta fajësuar opozitën se sa për më bë hapa tutje.

‘‘Ftesa ishte mjaftë tendencioze, sepse ti s’mundesh me diskutuar për nënkryetarët. Mënyrën se si kërkonte një lloj kompromisi ishte tendencioze realisht më shumë me të bërë nervoz, mos me i shku. Nuk mendoj që PDK duhet me hi në kallëpin e VV-së se si duhet të sillen me një parti.

Krejt çka i ka thanë në konferencë na i ka thanë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar. Takimin sot e kemi pas rreth orës 9:30. Në esencë nuk ka qenë takim që nuk është kërkuar me u bë një hap tutje, por ka qenë për me mujt me u fajësua opozita. Qëndrimi i Krasniqit ka qenë po i njëjti si ato që i ka thënë para mediave. Ky po kërkon me zgjedh kryeparlamentarin me ngulm. Mirëpo votimi është në vullnetin e secilit’’, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Delegacioni i BE mohon ndërhyrjen në raportin e OSBE/ODIHR: Lajm i pavërtetë

Story i radhës

Për Yamal flasin rekordet

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë