FSK largon 143 mjete shpërthyese që datonin nga Lufta e Parë Botërore.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se janë larguar 143 mjete shperthyese në lagjen Dardania në Pejë.
Sipas njoftimit mjetet e gjetura datojnë nga Lufta e Parë Botërore dhe janë larguar për dy ditë.
“Ekipet e EOD-së të Forcës së Sigurisë së Kosovës të asistuara nga Policia e Kosovës dhe ekipi i EOD-së së KFOR-it Zviceran kanë larguar 143 mjete shpërthyese nga afërsia e nënstacionit elektrik ‘Peja 2’ në lagjen Dardania në Pejë”- thuhet në njoftim.