Nga 11 deri më 13 prill, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojnë ushtrime në zonën e Cernushës.
Sipas njoftimit, do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake.
“Ju njoftojmë se, bazuar në planin e stërvitjeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), nga data 11 deri më 13 prill 2025, do të realizohen ushtrime ushtarake. Njësitë tona do të realizojnë ushtrime në zonën e Cernushës, në territorin e Komunës tuaj, ku do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake”, thuhet në njoftim.
Thuhet se qytetarët po informohen në mënyrë që të shmangin çdo pasiguri.
“Ky njoftim le të shërbejë si informacion për qytetarët për të shmangur çdo pasiguri”, thuhet tutje në njoftim.
Burimi: botasot.info