Fshiu postimin për deklaratën e Selës, Rashidi për TV21 tregon arsyen

Syrija Rashidi shprehu qëndrimin e tij ndaj deklaratës së sotme të Ziadin Selës, por shkrimin e tij në “Facebook” më pas e fshiu.

Kjo ngjalli dyshime dhe prandaj TV21 kërkoi sqarim shtesë nga Rashidi.

“TV21: Pse e fshitë postimin në Facebook rreth deklaratës së sotme të Selës?

Rashidi: Jo, nuk ka diçka të veçantë. Në këtë ambient që veprojmë ne nuk kam shumë energji dhe vullnet që t’i përgjigjem çdokujt. E pash se tentuan ta shtrembërojnë me komente që nuk kanë lidhje me esencën e shkrimit. Nuk ishte deklaratë kundër individit por për të mbrojtur disa standarde në parti. Nuk dua që ta interpretojnë se jam kundër partisë”, tha Rashidi.

Ndërkaq në postim ai mes tjerash shkroi:

“Partia ka organet e veta drejtuese. Ato organe në kohën dhe momentin e duhur edhe do të sjellin vendimin e duhur. Dhe kjo do të jetë “pika””, shkroi mes tjerash Rashidi./TV21

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

FC Prishtina 01 barazon ndaj Kauno Zalgiris

Story i radhës

Suedia vendos të dëbojë personin që dogji Kuranin, Salwan Momika

Të fundit nga