Fshiu këngët nga ‘YouTube’, Flori Mumajesi zbulon arsyet e këtij vendimi dhe jep lajmin e mirë për fansat e tij

November 8, 2022
min lexim

Flor Mumajesi i habiti të gjithë ku nëpërmjet një videoje në InstaStroy tregoi se këngët “Me sy mbyllur”, “Me fjalë të vogla” dhe “Flas” janë fshirë nga kanali zyrtar i ‘YouTube’. Kjo erdhi pasi artisti u shpreh se këngët e tij më të mira ishin harruar nga njerëzit dhe për këtë arsye mori një vendim të tillë.

Mirëpo ky veprim i artistit shkaktoi shumë zhurmë një rrjetet sociale, ku fansat dhe miqtë e artistit i kanë dërguar mesazhe të pafundme ku i kërkojnë rikthimin e këngëve të tij. Këtë gjë e bëri të ditur vetë Flori ku publikoi në InstaStory disa nga mesazhet që i kanë dërguar.

Duket se me reagimet e shumta të njerëzve të cilët i rikujtuan kantautorit se muzika e tij nuk ka vdekur ia arritën qëllimit, Flori i riktheu sërish këngët e tij në ‘Youtube’.

Me anë të disa videove të gjata në Instagram, këngëtari tregon arsyet përse mori këtë vendim në fillim dhe gjithashtu shprehet se falë fansave ai ndjen se ka një familje të madhe.

Çfarë mund të them pas atyre mesazheve që janë pafund të gjatë, koha dedikuar për mua është një vlerë shumë e madhe.  Unë nuk jam artist jam një krijues, një njeri si ju…Mbase kam pak këtë mburojën emocionale pak të dobët dhe po dobësohet akoma dhe më shumë ndoshta nga konsumi. Historia është një histori emocionale, jeta vetë, cikli i jetës.

Duke nisur këngën ‘Thjesht të du’, që është symbol i dashurisë, i jetës po të dëgjoni tekstin… Para disa ditësh isha në Greqi edhe mbase prandaj e bëra videon, s’do kisha reaguar ndryshe. U ngarkova me shumë emocione…Kam qenë i vogël 13-14 vjeç kam pësuar humbjen më të madhe, të parën, një ditë pasi im atë doli nga spitali.

Prandaj i gjithë zinxhiri i ngjarjeve ka ndodhur kështu, sepse nuk jam i forë emocionalisht dhe i kam shumë transparente dhe nuk jetoj dot klishe. Me të gjitha ngjarjet e fundit që ka ndodhur në jetën time, pas humbjes së fundit, unë nisa të bëj muzikë dhe nuk kam punuar por jam strapacuar e sfidova veten në pikën e fundit.

Shpresoj që të gjithë ata që janë shqetësuar për mua të qetësohen, unë jam shumë mirë për mua është e vetmja mënyrë që të tregohem i drejtë me veten edhe me ju. Kënga ‘Me sy mbyllur’, ‘Flas’, ‘Me fjal të vogla’ nga ky moment janë online falë jush ndihem se kam një familje të madhe”– u shpreh Flori.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sërish anulohet fillimi i gjykimit për tragjedinë në spitalin modular

Story i radhës

Instagram lançon një planifikues të postimeve

Të fundit nga

Despotovski: Nuk jam arrestuar!

Ish-drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski, ka përgënjeshtruar raportimet se është arrestuar pasditen e sotme. “Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të
ShkoLartë