Fshirja e diasporës nga regjistrimi, BDI Gostivar fillon takimet me qytetarë

November 6, 2024
1 minut lexim

 

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, të martën filloi turin e takimeve me banorët e Gostivarit, me qëllim për të qenë në kontakt të vazhdueshëm e të drejtpërdrejt për sfidat që na presin në periudhën në vazhdim.
“Filluam sonte nga fshatrat e malësisë Padalisht dhe Sërmnovë, takimet me strukturat dhe banorët e këtyre fshatrave si fillim për ti falemnderuar për besimin që na e dhanë në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare, nga ku Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Europian dolën fitues absolut të zgjedhjeve si në nivel të shtetit ashtu edhe në Gostivar”, u shpreh kryetari i degës, Valdet Xhaferi.
Nga BDI thonë se këto takime organizohen me qëllim që të bashkëbisedojmë dhe për të dëgjuar mendimet dhe sygjerimet e sovranit.
“Takimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në çdo lagje e fshat të Gostivarit, dhe do të përmbyllen me tubimin masiv bashkë me liderin e BDI-së, z. Ali Ahmeti në qytetin e Gostivarit”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LSDM: OBRM-PDUKM-ja vetëm për shkak të inatit nuk e pranon propozimin për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore

Story i radhës

Ahmeti: Votuesit u përcaktuan për rikthim mbresëlënës të Presidentit Tramp, ndaj bindjen që përqendrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë