FSHF vjen me një risi, çfarë duhet të dini për “Sunday League +35”

October 26, 2022
1 minut lexim

Federata Shqiptare e Futbollit do të vijë me një risi këtë vit të ri futbollistik: kampionatin e futbollit amator ‘FSHF Sunday League +35’. Së shpejti pritet të nisë edicioni i parë i këtij kampionati që do të organizohet në rang kombëtar për të gjithë të apasionuarit e futbollit që janë mbi moshën 35 vjeç.

Duke parë popullaritetin e kësaj loje që luhet masivisht në Shqipëri, jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga nga mosha +35 vjeç, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të krijojë një strukturë të posaçme, duke krijuar këtë kampionat të ri, që është një nëndegë e kampionatit ‘FSHF Sunday League’, tashmë i afirmuar jo vetëm në Tiranë, por edhe në Korçë.

Kampionati i futbollit ‘FSHF Sunday League +35’ do të jetë i përbërë nga 3 grupe me nga katër ekipe. Duke qenë viti i parë i këtij kampionati, maksimumi i ekipeve pjesëmarrëse do të jetë 12. Numri maksimal i futbollistëve për secilin ekip do të jetë 25, teksa ndeshjet do të zhvillohen në formatin e kampionatit 9×9, ku në fushën që do të ketë dimensionet 70 me 50, do të zbresin nga 9 lojtarë për secilën skuadër.

Kushdo mund të marrë pjesë në këtë garë, pavarësisht kombësisë që kanë.

Çdokush që ka dëshirë të krijojë një skuadër, apo dëshiron të bëhet pjesë e një ekipi i ka të gjitha mundësitë, teksa Departamenti i Futbollit Amator në FSHF bën me dije se regjistrimet e skuadrave dhe lojtarëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Diskutimi i Projekt-buxhetit pa paketën fiskale/ Deputetja e PD: Qeveria e rrezikut duhet trajtuar, ngrihemi në 12 nëntor!

Story i radhës

Sekreti i rinisë fshihet pas kësaj recete, mësoni si të dukeni më e re në mënyrë natyrale

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë