fshf mirepret turneun uefa development per moshen u 16 njihuni me kalendarin 6250364c9100a

FSHF mirëpret turneun “UEFA Development” për moshën U-16, njihuni me kalendarin

April 8, 2022
1 minut lexim

Ashtu si edhe në vitet e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit është gati të mirëpresë turneun “UEFA Development U-16” për meshkuj do të zhvillohet në Shqipëri nga data 9 prill deri më 14 prill. Bëhet fjalë për një kompeticion mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e futbollistëve të rinj, të cilën kanë mundësi të tregojnë vlerat dhe potencialin e tyre përballë rivalëve moshatarë nga vende të ndryshme të botës.

Përveç Shqipërisë U-16, që drejtohet nga trajneri Ervin Bulku, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Irlandës së Veriut, Perusë dhe Luksemburgut dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare.

FSHF prej disa javësh ka bërë përgatitjet e duhura për organizimin sa më të mirë këtij eventi në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n, që vazhdon t’i besojë Federatës aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare.

Turneu do të nisë nesër, më 9 prill, ku ndeshja e parë do të jetë Shqipëri – Irlandë e Veriut, me sfidën që nis nga ora 11:00, ndërsa në po të njëjtën ditë do të luajë edhe Luksemburgu kundër Perusë, në orën 14:00.

Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më date 11 prill, me Shqipëri – Peru që zhvillohet në orën 11:00 dhe Irlandë e Veriut – Luksemburg në orën 14:00. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 14 prill, me Shqipëri – Luksemburg në orën 11:00 dhe Peru – Irlandë e Veriut në orën 13:00.

Përveç organizimit të turneve të ndryshme të ekipeve Kombëtare të moshave U-16, U-17, U-19 apo edhe futsallës, aktiviteti më i rëndësishëm që i është besuar ndonjëherë FSHF-së është finalja historike e UEFA Conference League, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës më 25 maj.

Një tregues i qartë i rritjes dhe zhvillimit të FSHF-së ndër vite, që ka dëshmuar se është një partner i besueshëm për UEFA-në dhe ka eksperiencën e duhur për të organizuar evente të mëdha ndërkombëtare.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

7 perdorime fantastike te lekures se molles qe do tju bejne te pendoheni pse e keni hedhur 62503648888d7
Story i mëparshëm

7 përdorime fantastike të lëkurës së mollës që do t’ju bëjnë të pendoheni pse e keni hedhur

paraburgimi leshohet urdher qe muhamed zekiri te sillet me polici ne gjykate 62503a7e30563
Story i radhës

Paraburgimi, lëshohet urdhër që Muhamed Zekiri të sillet me polici në gjykatë!

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë