FSHF del me njoftim për shitjen rekorde të biletave për sfidën me Çekinë

September 17, 2023
min lexim

Vetëm brenda tri orësh janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropiane ‘EURO 2024”, atë kundër Republikës së Çekisë.

Shitja kaq e shpejtë bëri që te këtë raportime se ato mund të jenë keqpërdorur, por Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku shpalosen detaje mbi procesin e shitjes së biletave.

Sipas njoftimit, interesimi për të siguruar bileta ishte i jashtëzakonshëm dhe kjo ka qenë arsyeja që sistemi i shitjes online të ketë pasur disa herë rënie.

Po ashtu, FSHF ka bërë të ditur se janë të rezervuara biletat për tifogrupet e interesuara për ta mbështetur kombëtaren në mënyrë të organizuar, përcjellë KosovaPress.

Ky është njoftimi i plotë i FSHF-së:

Takimi i radhës i ekipit tonë Kombëtar, Shqipëri-Republika Çeke, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më datë 12 tetor, në orën 20.45 është padiskutim një ndeshje me interes shumë të lartë nga publiku shqiptar që jeton brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Këtë sezon kualifikues për shitjen e biletave, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur në dispozicion të publikut portalin ebileta.al. Kjo me të vetmin qëllim që sportdashësit që duan të ndjekin ndeshjet e ekipit Kombëtar në shtëpi apo në transfertë, ta kenë sa më të lehtë e komode rezervimin dhe blerjen e tyre.

Për këtë ndeshje kemi vepruar dhe ndjekur të njëjtat procedura dhe rregulla si në ndeshjet me Moldavinë dhe Poloninë ku secili aplikant mund të blejë jo më shumë se 4 bileta. FSHF ka njoftuar fillimin e procesit ditën e premte, datë 15 shtator. Por për arsye të mbingarkesës e radhës së madhe të aplikantëve sistemi ka pasur disa herë rënie, të cilat janë stabilizuar dhe shitja ka filluar në orën 21.15 siç është njoftuar në kanalet tona zyrtare të komunikimit.

Në portalin e biletarisë dhe në faqen zyrtare të Federatës kanë qenë mbi 300 mijë persona ne pritje në orët para dhe gjatë shitjes së biletave.

Biletat e nxjerra në shitje në një kohë rekord janë mbaruar. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të saktësojmë se biletat e kërkuara nga tifozeritë e organizuara që mbështesin ekipin kombëtar në ndeshjet brenda dhe jashtë vendit janë të rezervuara dhe i shpërndahen tifogrupeve të cilët bëjnë shpërndarjet për anëtarët e tyre.

Rastet e individëve që kanë bërë pagesa dhe nuk kanë arritur të marrin biletën nga portali biletarisë janë zgjidhur të gjitha me sistemin bankar që ka kthyer mbrapsht të gjithë pagesat e kryera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ori Nebijaj dhe Isli Islami sërish krah njëri-tjetrit në ekran?

Story i radhës

Taulant Ramadani, Shef i Repartit të Stomatologjisë në Gjilan: E ndjej përgjegjësi dhe obligim për të sjellur reformë të sistemit shëndetësor

Të fundit nga

Fonseca drejt shkarkimit

E ardhmja e Paulo Fonseca-s te Milan-i është në dyshim. Fitorja e marrë kundër Verona-s nuk ka mjaftuar për të frenuar zërat që vazhdojnë të dalin nga Milanello. Një situatë aspak e
ShkoLartë