“Fshehja e pronave”, reagon Albert Musliu

1 minut lexim

VMRO-DPMNE sot ka publikuar emrat e zyrtarëve shtetrorë, të cilët sipas tyre, posedojnë pasuri të padeklaruar.

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, tha se një ndër zyrtarët shtetërorë, që ka pasuri të padeklaruar është Albert Musliu, që sipas tij, shtiret si  ekspert dhe analist, por në anën tjetër fshehet pas LSDM-së.

Ndërkaq në lidhje me këto pretendime ka reaguar Musliu, duke thënë se nuk e fsheh pronën të cilën e posedon.

“Detyra për të cilën jam emëruar nuk paguhet. Sipas njohurive të mia për detyrë të këtillë nuk duhet të dorëzoj listë anketuese, nuk e fsheh pronën që e posedoj. Besoj se të dhënat për pronën time VMRO-DPMNE i ka marrë nga Administrata Kadastrale, ku është e paraqitur në mënyrë të rregullt. Në qoftë se nuk kam të drejtë, do të paguaj dënim”, ka shkruar Musliu.

Story i mëparshëm

Mirror: Presidenti rus ka sulme të kollës

Story i radhës

Fjoralba Ponari flet për raportin e saj me Xhemi Shehun

Të fundit nga