fshati gjorme ngrihet ne proteste 200 familje kerkojne rruge ura pa barriera dhe kanale te bllokuara 6a7c96ab7b44a

Fshati Gjormë ngrihet në protestë, 200 familje kërkojnë rrugë, ura pa barriera dhe kanale të bllokuara

August 12, 2026
1 minut lexim

Banorët e fshatit Gjormë në Kurbin kanë dalë në protestë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e rrugës që lidh fshatin me aksin kryesor.

Sipas banorëve, segmenti rrugor është prej vitesh në gjendje të amortizuar dhe vështirësisht i kalueshëm. Ata thonë se në zonë nuk është kryer asnjë investim në infrastrukturën rrugore prej më shumë se 35 vitesh.

Gjendja e rrugës ka vështirësuar lëvizjen e përditshme të banorëve, ndërsa një problem i veçantë mbetet transporti i fëmijëve drejt shkollës.

Banorët kërkojnë gjithashtu pastrimin e kanaleve kulluese, pasi gjatë reshjeve të dendura zona përballet me përmbytje.

Një tjetër shqetësim lidhet me urën në këtë segment. Sipas banorëve, mungesa e barrierave mbrojtëse përbën rrezik për jetën, veçanërisht për fëmijët që e përdorin këtë rrugë çdo ditë për të shkuar në shkollë.

Në mbështetje të protestës ishin edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli, si dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kurbinit nga opozita, Albert Ndoci dhe Sefedin Lika.

Ata akuzuan Bashkinë Kurbin për investime selektive dhe për lënien pas dore të fshatrave që prej vitesh përballen me mungesën e infrastrukturës bazë.

Në fshatin Gjormë banojnë rreth 200 familje, të cilat përballen çdo ditë me vështirësitë e shkaktuara nga gjendja e rrugës.

Banorët kërkojnë rikonstruksionin e segmentit rrugor, pastrimin e kanaleve kulluese dhe vendosjen e barrierave mbrojtëse në urë, duke kërkuar që problematikat e tyre të marrin zgjidhje pas dekadash pa investime.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

citaku seanca konstituive te mbahet brenda 48 oreve 6a7c95f28cee8
Lajmi i mëparshëm

Çitaku: Seanca konstituive të mbahet brenda 48 orëve

miliona njerez dynden ne spanje per te kerkuar pamjen me te mire te eklipsit diellor 6a7c96d362541
Lajmi i radhës

Miliona njerëz dynden në Spanjë për të kërkuar pamjen më të mirë të eklipsit diellor

Të fundit nga

Çitaku: Seanca konstituive të mbahet brenda 48 orëve

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, në një konference per media ka akuzuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, se po ‘vepron në kundërshtim me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuesse dhe
ShkoLartë