fronti evropian sela jam shume i vogel qe ti them jo kesaj ideje madhore 6508cc40c6e4f

“Fronti Evropian”, Sela: Jam shumë i vogël që t’i them jo kësaj ideje madhore

September 18, 2023
1 minut lexim

“Me Kanun shtëpia është e mikut dhe Zotit”. Kështu e komentoi paraqitjen e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit në TV21 Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët.

U shpreh i gatshëm të hapë shtëpinë e tij për të qëndruar sa më afër publikut, ndërkaq i gatshëm u tregua edhe për realizimin e idesë së Ahmetit për bashkimin e spektrit politik shqiptar.

Refuzon përfshirjen e partive maqedonase, Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

“Është legjitime të shpreh mendimet e veta dhe siç është legjitime të shpreh mendimin edhe unë si eksponent i ASH, i cili është më konzervativ edhe në këto hapa. Nuk do të mendoja se është ide e mirë që të hynim ne koalicion me parti maqedonase, kështu kam thënë edhe më parë sepse mendoj se shqiptarët duhet të hynë si të tillë në Qeveri… Kjo ngjan si në periudhën e ish Jugosllavisë, kur ne ishim vetëm si figurë, si emër dhe mbiemër. Tani tendenca është të rikthehet ky imazh i shqiptarëve. Ideja e koalicionimit të gjithë spektrit politik shqiptar, në një listë zgjedhore, sado që duket utopike ja po e marr për të mirëqenë. Ziadin Sela është shumë i vogël që t’i thotë jo kësaj ideje madhore, kjo vlen edhe për ASH-në. Do të thotë për bashkimin e gjithë spektrit politik shqiptarë…”, tha Sela.

MARKETING

RENT A CAR

me filmo idiot plas sherri ne avion jam e famshme ne instagram 6508cbcc4ae7b
Story i mëparshëm

“Më filmo idiot!”/ Plas sherri në avion: Jam e famshme në Instagram

sela u futem ne qeveri sepse ne te kunderten duhet te shkonim ne zgjedhje 6508cf0fe1289
Story i radhës

Sela: U futëm në qeveri sepse në të kundërtën duhet të shkonim në zgjedhje

Të fundit nga

ShkoLartë