“Fronti Europian” publikoi emrat e kandidatëve për deputetë, ja për kë bëhet fjalë

April 3, 2024
1 minut lexim

Arbër Ademi nga Fronti Europian publikoi sot emrat e kandidatëve të këtij koalicioni për të gjitha 6 njësitë zgjedhore. Sipas tij Fronti Europian në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit do të garoj për secilën votë të secilit qytetarë pa dallim etnie.

“Në zonë e parë zgjedhore bartës liste do të jetë Blerim Bexheti, pas tij Ilir Hasani, Hatixhe Topalli, Naim Bajrami…Në njësinë e dytë zgjedhore bartës liste do të jetë Sadulla Duraku, Skender Rexhepi, Diana Toska… Në zonën e tretë zgjedhore bartës liste do të jetë Sulejman Baki, në zonën e katërt zgjedhore bartës liste do të jetë Enver Usein, në zonën e 5 zgjedhore bartës liste do të jetë Ziadin Sela i pasuar nga Musa Xhaferi, Arbana Pasholli, Ismail Jahoski…Në zonën e 6 zgjedhore prin arkitekti i frontit Europian Ali Ahmeti, i pasuar nga Talat Xhaferi, Iire Dauti, Menduh Thaçi…”, deklaroi Arbër Ademi duke shtuar se Fronti Europian synon plus 20 deputetë. /Alsat.mk

Burimi: alsat.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pagat në institucionet e Kulturës/ Sindikatat kundër ministres, Kostadinovska – ska ndryshim të marrëveshjes kolektive

Story i radhës

Aksidenti me tetë viktima në Këlcyrë, policia identifikon tre organizatorët nga Shkodra

Të fundit nga

ShkoLartë