Fronti Europian improvizon seancën e parë kuvendore:  I votuan ndryshimet kushtetuese, Sela kryetar Kuvendi, Osmani president

Nisën me intonimin e himnit të Bashkimit Europian.

Kryetari i Kuvendit të improvizuar, Ali Ahmeti, pasi i zgjodhi deputetët Fatima Osmanovska dhe Bejxhan Iljaz si nënkryetar të tij, hodhi në votim dhe u miratuan pikat e rendit të ditës për verifikim të mandateve të deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit si dhe deklaratën solemne të presidentit të ri.

Për kryetar të këtij kuvendi të improvizuar e zgjodhën Ziadin Selën. “Pro” votuan 120 deputetët, ku të gjithë ishin nga lista e Frontit Europian.

“Deklaroj se funksionin Kryetar i Kuvendit të RMV-së do ta kryejë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi, dhe do ta respektoj kushtetutën dhe ligjet e RMV-së”, tha Ziadin Sela, deklaratë e improvizuar.

E pasi e bëri këtë deklaratë të improvizuar solemne, Sela zuri vendin e Ahmetit në karrigen e të parit të Parlamentit, nga ku e vazhdoi seancën me pikën për ndryshimet kushtetuese për futjen në preambulë edhe bullgarët, kroatët, malazezët, sllovenët, hebrenjtë dhe egjiptianët, si dhe pikën për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, për çka folën deputetët.

Në emër të pjesëtarëve të popullit boshnjak, që janë qytetarë të RMV-së dhe në emër të partisë Lidhja Demokratike Boshnjake, i jap mbështetje të plotë ndryshimeve kushtetuese me qëllim zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në BE të shtetit tonë të përbashkët”, deklaroi Munir Kollashinac, LBD.

Partia më e madhe e romëve, Unioni i Romëve do ta mbështesë mënyrën e zgjedhjes së presidentit me 2/3-tat dhe shumicë të badenterit që përfundimisht të kemi President të të gjithë qytetarëve”, tha Fatma Osmanovska, Unioni i Romëve. 

“Nuk duhet të lejojmë të na mbajnë në udhëkryq ata që nuk kanë as ide, as vizion se çfarë duhet të arrijnë dhe që duan pushtet por për fat të keq nuk dinë të ndërtojnë shtet”, dekalroi Arjanit Hoxha, PDE.

“Po ashtu besoj që të gjithë do ta përkrahim edhe largimin e grafës ofenduese 20% nga Kushtetuta ngase është pjesë përbërëse e një Kushtetute që na ofendon, posaçërisht neve shqiptarëve”, u shpreh Skender Rexhepi Zejd, LP.

“Gjërat qe ne na bashkojnë, pikat tona te përbashkëta dhe me forcën dhe energjinë që do të marrim, do të sigurojmë një te nesërme për fëmijët tanë dhe detyra jone kryesore është për të siguruar një të ardhme me plot shpresë”, dekalroi Bejxhan Ilias, PDT.

“Vlerësojmë që është rruga e vetme në mënyrë që të bëhemi si shoqëri, më të drejtë si shtet dhe më të denjë atje ku jemi nisur dhe ku shumë shpejtë do të bëhemi pjesë e BE-së”, tha Ziadin Sela, ASH.

“Sa më lojal shteti, aq më lojal janë qytetarët. Sa më përfillës shteti, aq më shumë besueshmëri kanë qytetarët tek shteti i tyre. Shtet i cili jo në mënyrë arbitrare të vendosë mbi komunitetet e vogla që nuk kanë mundësi të mëdha për të qenë të barabartë”, dekalroi Ali Ahmeti, BDI.

Edhe votimi i improvizuar i ndryshimeve kushtetuese u bë me 120 vota.

Vijoi deklarata solemne e Presidentit.

Më pas Bujar Osmani mbajti fjalim solem.

Sa emotiv është mesazhi që zoti Sela pothuajse e humbi jetën për të mbrojtur të drejtën e z.Talat Xhaferi për kryetar Kuvendit, e sot Kryeministri Talat Xhaferi voton për zgjedhjen e Ziadin Selës për kryetar të Kuvendit”, tha Bujar Osmani.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

​Flet avokati i Pal Lekajt për rastin e 53 milionëshit

Story i radhës

Mickoski: Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026

Të fundit nga