Fronti Europian/ Ahmeti: “Fitorja e madhe nis në Gostivar”

“Fitorja e madhe nis në Gostivar”, me këtë fjali e ka paralajmëruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, tubimin e BDI-së në qytetin e Gostivarit.

Tubim ky i cili do të mbahet të shtunën, me datë 30 mars, me fillim nga ora 21:00 në sallën e sporteve “Rinia”

Ahmeti ka ftuar të gjithë qytetarët, siç thotë ai të bëhen pjesë e fitores së madhe pro Europës dhe kundër Rusisë.

Njoftimi i plotë:

Miq, motra e vëllezër, të dashur bashkëqytetarë, fitoren e madhe të 24 prillit dhe të 8 majit ta nisim nga Gostivari, këtë të shtunë, më 30 mars 2024, me fillim në ora 21:00.

Ju ftoj të gjithëve, bashkë, të kontribuojmë për fitoren më të madhe pro Europës dhe kundër Rusisë! /TvKlan.mk

https://www.facebook.com/photo/?fbid=954596392701150&set=a.465898708237590

 

 

 

Story i mëparshëm

ASh-ja jo vetë në zgjedhje, por me “Frontin Europian”! Sela nuk tregon se cilat dhe sa vende deputetësh i janë premtuar

Story i radhës

Kodi Zgjedhor, Tafani: Kemi një sistem që i jep dorë kryetarit të partisë që të ketë pushtet absolut

Të fundit nga