Numri i rusëve që po ikin në BE pas mobilizimit të pjesshëm të urdhëruar nga Vladimir Putin po rritet dhe kalimet e paligjshme ka të ngjarë të rriten nëse Rusia vendos të mbyllë kufirin për rekrutët e mundshëm.
Një gjë e tillë është bërë sot e ditur nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontex, sipas së cilës gjatë javës së kaluar, pothuajse 66.000 rusë hynë në BE, më shumë se 30 për qind në krahasim me javën e kaluar, me shumicën e mbërritur në Finlandë dhe Estoni.
Vetëm gjatë katër ditëve të fundit, 30.000 qytetarë rusë mbërritën në Finlandë, thuhet në njoftim.
Frontex vlerëson se kalimet ilegale të kufirit ka të ngjarë të rriten nëse Federata Ruse vendos të mbyllë kufirin për rekrutët e mundshëm.