Frontex: 500 oficerë në vendet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar regjimin kufitar

December 13, 2022
min lexim

Shkup, 13 Dhjetor – Agjencia evropiane e ruajtjes së kufijve, FRONTEX, po mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor për forcimin e regjimit kufitar duke vendosur rreth 500 oficerë dhe anëtarë të njësive tokësore thuhet në raportin e fundit të organizatës publikuar të martën.

 

Ndërkohë burime kufitare shqiptare i thanë Zërit të Amerikës se shtimi i trupave të FRONTEX-it ka përfshirë edhe Shqipërinë ku pas Korçës dhe Gjirokastrës, FRONTEX po patrullon me forcat shqiptare edhe në kufirin shqiptaro-grek në territorin e Sarandës.

Sipas Raportit të FRONTEX-it, Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë rruga më aktive e emigracionit drejt Bashkimit Evropain, me më shumë se 14 105 evidentime emigrantësh të parregullt në nëntor, dy herë më shumë se një vit më parë.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka regjistruar numrin më të lartë të emigrantëve të parregullt që nga kulmi i krizës së migracionit në vitin 2015”, thuhet në raport.

Sipas FRONTEX-it, “presioni i vazhdueshëm migrator në rrugën e Ballkanit Perëndimor mund t’i atribuohet përpjekjeve të përsëritura për të kaluar kufirin nga emigrantët tashmë të pranishëm në rajon dhe faktit që disa emigrantë abuzojnë me qasjen pa viza në rajon për t’iu afruar kufijve të jashtëm të BE-së”.

Raporti përmend Serbinë, e cila shihej si rrugë e depërtimit të emigranëtve nga disa vende, përfshirë dhe Kubën . Në fund të nëntorit, sipas FRONTEX-it , “Serbia ka kufizuar regjimin e saj të vizave që pritet të zvogëlojë numrin e kalimeve të paligjshme”.

Sipas raportit të FRONTEX-it, në njëmbëdhjetë muajt e parë të këtij viti, në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian janë evidentuar më shumë se 308 000 hyrje të parregullta.

Prurjet migratore flasin për një rritje prej 68% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe më e larta që nga viti 2016.

Rruga e Ballkanit Perëndimor mbetet më aktive, me 45% të të gjitha zbulimeve të hyrjeve të parregullta në Bashkimin Evropian të regjistruara që nga fillimi i vitit, vlerëson FRONTEX.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka regjistruar numrin më të lartë të emigrantëve të parregullt që nga kulmi i krizës së migracionit në vitin 2015”, thuhet në raport.

Sipas FRONTEX-it, “presioni i vazhdueshëm migrator në rrugën e Ballkanit Perëndimor mund t’i atribuohet përpjekjeve të përsëritura për të kaluar kufirin nga emigrantët tashmë të pranishëm në rajon dhe faktit që disa emigrantë abuzojnë me qasjen pa viza në rajon për t’iu afruar kufijve të jashtëm të BE-së”.

Raporti përmend Serbinë, e cila shihej si rrugë e depërtimit të emigranëtve nga disa vende, përfshirë dhe Kubën . Në fund të nëntorit, sipas FRONTEX-it , “Serbia ka kufizuar regjimin e saj të vizave që pritet të zvogëlojë numrin e kalimeve të paligjshme”.

Vetëm në nëntor, vendet anëtare të BE-së regjistruan në të gjitha rrugët e emigrimit rreth 27 000 kalime të parregullta kufitare, 15% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2021.

Për të mbështetur vendet që përballen me presion të madh migrator dhe sfida të tjera në kufijtë e tyre, Frontex aktualisht po siguron më shumë se 2 100 oficerë të forcave tokësore dhe pajisje të ndryshme në operacionet e përbashkëta”, thotë organizata policore evropiane.

Sipas Raportit te FRONTEX në periudhën janar-nëntor 2022, numri i emigrantëve të parregullt të evidentuar në Kanalin e Lamanshit midis Francës dhe Britanisë së Madhe ishte 68 000, që shënon një rritje prej 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./VOA

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deschamps me “dhimbje koke” para ndeshjes me Marokun

Story i radhës

Fitorja e parë për Bashkimin

Të fundit nga

СРЕЌНИ ВЛТ ПРИКАЗНА: ИВИЦА ЖИВКОВСКИ Е МИЛИОНЕР СО ОСВОЕНИ 1.392.276 ДЕНАРИ

Ивица Живковски од Куманово стана милионер. Тој е најновиот среќен добитник на МИЛИОНЕР џекпот добивката на Видеолотарија Касинос Австрија, кој освои 1.392.276 денари. Ивица Живковски од Куманово со среќа и возбудливи планови,
ShkoLartë