front i ri konflikti shba ne gjendje gatishmerie pas ketij veprimi te korese se veriut 622a795675786

Front i ri konflikti? SHBA në gjendje gatishmërie, pas këtij veprimi të Koresë së Veriut

March 10, 2022
1 minut lexim

Koreja e Veriut po teston ICBM të reja, thotë SHBA dhe paralajmëron se do të vijnë të tjera

Administrata e Joe Bidenit, ka thënë se dy lëshimet e raketave të Koresë së Veriut në javët e fundit ishin testime të një ICBM të re të fuqishme me rreze të gjatë.

Ajo paralajmëroi se së shpejti mund të pasojë një provë me rreze të plotë, raporton AP, përcjell Bota sot.

Testet ishin të një rakete që thuhet se është më e madhe se një ICBM e Koresë së Veriut e lëshuar në vitin 2017, e cila u vlerësua se ishte e aftë të arrinte në Shtetet e Bashkuara.

Forcat amerikane të mbrojtjes raketore dhe zbulimit në Paqësor janë vendosur në një gjendje “gatishmërie të shtuar” në përgatitje për një test me rreze të plotë, tha një zyrtar i lartë i administratës.

Zyrtari përshkroi vlerësimin e inteligjencës amerikane për lëshimet e fundit në kushte anonimiteti.

Koreja e Veriut ka pretenduar se lëshimet e 4 marsit dhe 26 shkurtit ishin thjesht për të testuar kamerat që do të instaloheshin në një satelit spiun.

Rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të gjuajë ICBM dhe SHBA do të shpallë një raund të ri sanksionesh të premten, që synon ta bëjë më të vështirë për vendin qasjen në teknologjinë e nevojshme për programet e tij të armëve, tha zyrtari.

Testi i vitit 2017 ishte pjesë e një serie testesh që nxitën presidentin e atëhershëm Donald Trump, të kërcënonte liderët e Koresë së Veriut me “zjarr dhe tërbim” dhe i solli të dyja vendet në prag të një konflikti më serioz.

Raketa e re u zbulua për herë të parë për publikun në vitin 2020 gjatë festimeve që shënuan ditëlindjen e 75-të të Partisë Komuniste të Koresë së Veriut në Phenian./Botasot

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pakoja anti krize arriti ne kuvend xhaferi cakton seancen 622a773d468c3
Story i mëparshëm

Pakoja anti-krizë arriti në Kuvend, Xhaferi cakton seancën 

7 menyra si te kerkoni nje falje te sinqerte 622a7959a23b7
Story i radhës

7 mënyra si të kërkoni një falje të sinqertë!

Të fundit nga

ShkoLartë