Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas ceremonisë së fronëzimit të Kryepeshkopit të ri Joan Pelushi në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u shpreh se kjo është një ditë e madhe për të gjithë besimtarët shqiptarë.
Berisha e cilësoi fronëzimin e tij si një vazhdim të traditës më të shkëlqyer të Fan Nolit dhe kryepeshkopit Janullatos, ndërsa i uroi Kryepeshkopit Joan vite të bekuara në dinjitet dhe sukses në udhëheqjen e Kishës.
“Ditë e madhe për besimtarët ortodoks shqiptarë, por për të gjithë besimtarët shqiptarë. Fronëzimi i Fort Lumturisë së tij Joani, si kryepeshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, është një ngjarje e madhe në historinë shpirtërore të këtij kombi.
Vazhdimi i traditës më të shkëlqyer të Fan Nolit, kryepeshkopit Janullatos dhe i uroj nga zemra, shumë e shumë vite të bekuara në dinjitet dhe sukses në udhëheqjen e Kishës”, tha Berisha.
Burimi: botasot.info