Frika e një lufte nukleare, NATO përgatitet për “ditë të zeza”; stërvitje bërthamore top sekrete mbi Britaninë e Madhe

min lexim

Një stërvitje bërthamore e NATO-s me avionë luftarakë që mund të hedhin bomba atomike do të zhvillohet nga java e ardhshme mbi Mbretërinë e Bashkuar, Detin e Veriut dhe Belgjikë. Lajmi është konfirmuar nga vetë aleanca ushtarake, shkruan Sky News.

Trajnimi vjetor, i quajtur Mesditë e patundur, po vazhdon pavarësisht nga përshkallëzimit të tensioneve me Rusinë dhe frikës se Presidenti Vladimir Putin mund të konsiderojë ndërmarrjen e një sulmi të vërtetë bërthamor në Ukrainë.

Në mënyrë të pazakontë, NATO zgjodhi të bënte publike zhvillimin e stërvitjes ushtarake me qëllim për të zvogëluar rrezikun e ndonjë keqkuptimi në lidhje me trajnimin tepër sekret dhe shumë sensitiv.

Emri, Mesditë e palëkundur, u deklasifikua zyrtarisht vetëm tre ose katër vjet më parë. Forcat ajrore nga rreth 14 vende do të marrin pjesë, me deri në 60 avionë që operojnë mbi Evropën veriperëndimore, tha aleanca të premten.

“Ato do të përfshijnë avionë luftarakë nga vendet aleate, si Belgjika dhe Gjermania, që mund të mbajnë bomba B61 të ofruara nga Shtetet e Bashkuara, si dhe bombardues B52 të SHBA. Nuk do të ketë testim me armë reale”– thuhet në njoftim.

Avionët do të shoqërohen nga avionë të tjerë luftarakë së bashku me avionë për furnizim me karburant dhe aeroplanë spiunazhi. Qëllimi është të testohet aftësia e aleatëve për të kryer sulme bërthamore, që është edhe themeli i politikës së parandalimit të NATO-s.

“Fluturimet stërvitore do të zhvillohen mbi Belgjikë… si dhe mbi Detin e Veriut dhe Mbretërinë e Bashkuar”– tha NATO.

Trajnimi ndihmon për të siguruar që parandalimi bërthamor të jetë “i sigurt dhe efektiv”. Bombarduesit me rreze të gjatë B-52 do të fluturojnë nga baza ajrore Minot në Dakotën e Veriut.

I organizuar këtë vit nga Belgjika, trajnimi do të zgjasë nga e hëna deri më 30 tetor. Zëdhënësja e aleancës, Oana Lungescu tha: “Ky ushtrim ndihmon për të siguruar që parandalimi bërthamor i aleancës të mbetet i sigurt dhe efektiv.” Një vend i ndryshëm i NATO-s pret stërvitjen çdo vit. Vitin e kaluar radha ishte e Italisë. Gjithçka që lidhet me politikën, qëndrimin dhe aktivitetin bërthamor të aleancës është normalisht top sekret.

Aleatët përpiqen të jenë tepër të kujdesshëm referuar çdo komenti për armët bërthamore, sepse edhe kjo mund të shihet si shkallëzim. Kështu, NATO nuk ka treguar se kur mund të përdorë armë bërthamore, megjithëse thekson se ndërmarrja e një veprimi të tillë do të kryhej sa më larg të jetë e mundur.

Vendosja e “vijave të kuqe” mund të dëmtojë aftësinë e aleancës për të penguar kërcënimet, kështu që ajo preferon të jetë qëllimisht e paqartë. Edhe pse, presidenti i Francës duket se e ka thyer këtë konventë të mërkurën.

Në një intervistë televizive, Emmanuel Macron tha se Franca nuk do të hakmerret me një sulm bërthamor nëse Vladimir Putin i Rusisë lëshon një armë bërthamore në Ukrainë ose në rajon.

Rusia ka përdorur kërcënimin e një sulmi bërthamor në Ukrainë si pjesë e përpjekjeve të saj për të penguar (ose minimalisht kufizuar) përpjekjet e Perëndimit për t’i ofruar mbështetje ushtrisë ukrainase. Kriza në Ukrainë e ka shtyrë aleancën të jetë gjithnjë e më publike në lidhje me stërvitjen e saj vjetore bërthamore.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh në fillim të kësaj jave se anulimi i një eventi të planifikuar prej kohësh do të dërgonte një “sinjal shumë të gabuar”. Ndërkaq, sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Wallace i bëri jehonë kësaj pikëpamjeje dhe vuri në dukje se forcat bërthamore të Rusisë do të kryejnë stërvitjen e tyre vjetore të trajnimit në të njëjtën kohë.

“Unë mendoj se ky është çelësi. Ajo që ne nuk duam është të bëjmë gjëra jashtë rutinës“– tha Wallace, duke folur në margjinat e një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel të enjten.

Vetëm tre nga 30 aleatët e NATO-s kanë armë bërthamore – SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. Nga ana tjetër, Franca nuk luan asnjë rol të drejtpërdrejtë në parandalimin bërthamor të NATO-s dhe nuk është pjesë e grupit të planifikimit bërthamor të aleancës, i cili mbikëqyr të gjitha çështjet bërthamore aleate.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LSDМ: Qeveria mori në përkujdesje 60 mijë amvisëri të braktisur nga VMRO-ja

Story i radhës

Ministri Bekteshi i lodhur nga pyetjet: “Çdo ditë u përgjigjemi të njëjtave pyetje”

Të fundit nga