Frika e një katastrofe bërthamore në Ukrainë, Moldavia blen paraprakisht 1 milion tableta jodi

min lexim

Moldavia ka importuar një milion pilula jodi, ndërsa luftimet po vazhdojnë rreth një centrali bërthamor në Ukrainën fqinje.

Vendi i Evropës Lindore – me një popullsi prej 2.5 milion banorë – këmbënguli që njerëzit të mos panikoseshin në lidhje me rritjen e tabletave që mund të parandalojnë grumbullimin e elementeve radioaktive në trup.

Granatimet janë intensifikuar pranë termocentralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia – më i madhi i këtij lloji në Evropë – me paralajmërimin e OKB-së se luftimet mund të “çojnë në katastrofë”.

Tani Moldavia, e cila kufizohet me Ukrainën dhe është 480 km larg nga termocentrali, ka dërguar pilula jodi të dhuruara nga Rumania, për t’u marrë bga qytetarët në rast të një emergjence bërthamore.

Pilulat, të cilat u dhuruan nga Rumania, punojnë për të ndaluar jodin radioaktiv që të absorbohet në gjëndrat tiroide të njerëzve, të cilat mund të zhvillojnë kancer nëse infektohen nga rrezatimi.

Por qeveria e Moldavisë thotë se nuk ka parë rritje në nivelet e rrezatimit dhe se njerëzit duhet të presin udhëzimet zyrtare përpara marrjes së pilulave, të cilat ruhen në objektet mjekësore lokale.

Megjithatë, në rast të një fatkeqësie bërthamore, pilulat e jodit do t’u jepen fillimisht njerëzve që nuk janë në gjendje të evakuohen ose të strehohen, siç janë punonjësit e urgjencës, tha Agjencia Kombëtare e Moldavisë për Shëndetin Publik.

Autoritetet moldave këshillojnë qytetarët që të strehohen në bodrume ose të evakuohen në rast të emergjencës bërthamore.

Më 10 gusht, agjencia mjedisore e Moldavisë publikoi nivelet e rrezatimit dhe tha se ishin nën “kufirin paralajmërues” të vendit prej 0.25 mikrosievert (μSv) në orë.

Story i mëparshëm

Gjykatësja federale: Senatori Graham duhet të dëshmojë në hetimin për zgjedhjet në Xhorxhia

Story i radhës

Jo vetëm Manchester United, edhe Liverpooli e nis dobët sezonin e ri

Të fundit nga