Freund tradhton Chelsean, mbetet te RB Salzburgut

1 minut lexim

Drejtori sportiv i RB Salzburgut, Christoph Freund e ka konfirmuar që do ta vazhdojë detyrën e tij te kampioni austriak pavarësisht interesimit nga Chelsea.

Freund, 45 vjeçar, ishte i preferuari për të plotësuar postin e lirë të drejtorit sportiv te Chelsea, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i RB Salzburgut, i cili ka vendosur që ta mbajë Freund në klub dhe se ai nuk do t’i bashkohet Chelseat.

Marrëveshja e cila ishte arritur mes Freund dhe Chelseat të dielën e kaluar tani është prishur, dhe grupi i Red Bull tani do ta mbajë drejtorin sportiv në klub.

“Po, është e vërtetë që Chelsea më dëshironte mua, ne kishim bisedime, unë po mendoja për punën e drejtorit sportiv te Chelsea pasi që isha krenar për një interesim nga një klub gjigant”, tha Freund.

Chelsea ishte pa një drejtor sportiv gjatë afatit kalimtar të verës, ku shpenzoi afro 300 milionë euro për të transferuar lojtarë të rinj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi: Marzhet e kufizuara për produktet ushqimore bazë do të mbeten deri në fund të vitit

Story i radhës

Apple do të dërgojë një përditësim për problemet e kamerës së iPhone 14 Pro

Të fundit nga