fresket me rreze dielli ja cfare moti e pret maqedonine e veriut 6517d513519bf

“Freskët me rreze dielli”, ja çfarë moti e pret Maqedoninë e Veriut

September 30, 2023
1 minut lexim

Në mëngjes moti do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior e cila përgjatë Vardarit në afat të shkurtë do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 16, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 23 deri 31 gradë Celsius. 

Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 29 gradë. 

Gjatë tri ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të vogla dhe erë të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të lëvizë prej 5 deri 17 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 23 deri 31 gradë Celsius. 

DPHM informon se vijon periudhë e motit stabil me vranësira të përkohshme mesatare. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit nga e marta do të bie pak, ndërsa ajo e ditës nëpër disa vende do të kalojë mbi 30 gradë. 

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

orban e ve ne pikepyetje anetaresimin e ukraines ne be ka shume ceshtje qe duhet dhene pergjigje 6517d14d5b333
Story i mëparshëm

Orban e vë në pikëpyetje anëtarësimin e Ukrainës në BE: Ka shumë çështje që duhet dhënë përgjigje

rusia ukraina u perpoq te sulmoje rajonin belgorod me sistem multiraketahedhes 6517d605b5309
Story i radhës

Rusia: Ukraina u përpoq të sulmojë rajonin Belgorod me sistem multiraketahedhës

Të fundit nga

ShkoLartë