Frenkie de Jong ka thënë se e sheh veten gjatë në klubin e Barcelonës.
“Jam shumë i lumtur në Barcelonë. Kur luaj ndihem shumë mirë e sa i përket të jetuarit, jeta këtu është perfekte. Unë e shoh veten te Barça edhe tetë ose dhjetë vite të tjera”, ka thënë holandezi, i cili erdhi nga Ajax në vitin 2019.
Futbollisti i cili do të bëjë debutimin e tij në Botëror në përballjen e Holandës me Senegalin, ishte raportuar se në afatin e fundit kalimtar mund të kalonte te Manchester United, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Ai ka thënë se ishin drejtuesit e klubit ata qe flsinin për largimin e tij dhe jo trajneri Xavi.
“Nuk e kam pasur kurrë ndjenjën se Xavi ishte kundër meje”, ka thënë holandezi.