Freiburgu ruan vendin e dytë

1 minut lexim

Frieburgu “likuidoi” brenda 20 minutave lojë Union Berlinin, duke fituar në fund me rezultatin thellë 4-1, një sukses që e mban në vendin e dytë në Bundesligë pas javës së 15-të.

Një ndeshje pa shumë histori në “Europa-Park Stadion”, ku Grifo shënoi tri herë për një periudhë të shkurtër kohore: e zhbllokoi takimin që në minutën e dytë, dyfishoi në të katërtën dhe gjeti golin e tretë personal në minutën e 20-të me 11-metërsh.

Humbja e një 11-metërshi nga Knoche pas rezultatit 2-0 dhe ndëshkimi me karton të kuq i Leites kushtëzoi shumë lojën e berlinezëve, që në fund të pjesës së parë u ndëshkua me golin e katërt, që ka firmën e Gregoritsch.

Me fitoren në kasafortë dhe në superioritet numerik, futbollistët e Frieburgut e ulën ndjeshëm ritmin gjatë fraksionit të dytë, duke u dhënë mundësi kundërshtarëve të shënonin golin e nderit me Michel (11-m) në minutën e 84-t.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Familja e Kylie Minogue e lumtur për kthimin e saj në Australi

Story i radhës

Gara për tenderin mbi 100 milionë euro për ujërat e zeza

Të fundit nga