Eurodeputeti i Greqisë dhe ish-kandidati për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri, ka folur në Himarë pas lirimit nga burgu.
Beleri tha se ai nuk i ndan himariotët, duke thënë se në Himarë janë dhunuar zgjedhjet. Sipas tij, kërkohet të shiten dëngla nacionaliste, pasi respekton dhe bashkëqytetarët e tij shqiptarë.
“Ata që duan t’ja marrin ujin lumit të Vlorës, duan të bëjnë dëngla me nacionalizma. Greqia ka qenë mbështetëse e integrimit të Shqipërisë, jam i gëzuar për këtë. Unë nuk i ndaj himariotët. Rama, mblidh zagaret që ke lëshuar prej 16 muajsh. Mblidh zagaret e paguar nga mediat e korrupsionit.
Hajde këtu e dëgjo, Himara është kjo. Ka qendra votimi ku opozita ka vetëm katër vota. Ky është dhunim i demokracisë. Do ju jem mirënjohës gjithë jetën. Ju bashkëqytetarët tanë të etnisë shqiptare jeni më të nderuar. Nderin dhe patriotizmin tuaj mos lini ta përgojojë dhe ta vërë kush në dyshim”, tha Beleri.