Mette Frederiksen u bë kryeministrja e parë e Danimarkës që vizitoi Shqipërinë. Në pritjen e rezervuar nga homologu i saj shqiptar, Edi Rama u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes dy vendeve. Të dy kryeministrat deklaruan se ka ende fusha ku të dy vendet do të mund të intensifikojnë bashkëpunimin.
Pas takimit kokë me kokë mes tyre, si dhe takimit mes dy delegacioneve, Rama dhe Frederiksen dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Rama deklaroi se Danimarka ka qenë pran Shqipërisë në momente të vështira si tërmeti i nëntorit 2019, pandemia COVID si dhe pas agresionit rus në Ukrainë.
Rama: Danimarka mbështetësie e vendosur e Shqipërisë
“Mes nesh, Shqipërisë dhe Danimarkës ka një histori marrëdhëniesh diplomatike shumë të mira. Danimarka ka qenë prezente në gjithë procesin e transformimit të vendit, qoftë përmes agjencisë së saj të ndihmës, por mbi të gjitha politikisht dhe diplomatikisht një mbështetëse e vendosur e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian”, tha ai.
Rama tha se vihet re një rritje e konsiderueshme e numrit të turistëve danezë në Shqipëri dhe fluturimet direkte nga Kopenhageni në Tiranë janë rritur vit pas viti. Gjithashtu, ai tha se shohin edhe një interesim të sipërmarrjes daneze.
Nga ana tjetër, Frederiksen deklaroi se Shqipëria është një partner i vlerësuar për Danimarkën dhe një aleat i besuar i NATO-s.
Frederiksen: Shqipëria, aletar i besuar i NATO-s
“Shqipëria është një partner mjaft i vlerësuar për Danimarkën dhe ju jeni një aleat mjaft i besuar i NATO-s. Në një kohë kur Bashkimi Evropian është më i rëndësishëm se kurrë më parë, unë shpresoj që ne të mund të ndërtojmë një partneritet edhe më të fortë dhe jam shumë e sigurt që do të mund ta bëjmë një gjë të tillë”, tha kryeministrja daneze.
Duke u ndalur te përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kryeministrja daneze u shpreh se Shqipëria ka kapacitete reformat e kërkuara.
Frederiksen: Shqiëpria ka kapacitete për të bërë reforma
“Unë mendoj se përkushtimi juaj ndaj vlerave evropiane është i rëndësishëm dhe po kështu kjo është një pjesë mjaft e fortë e çeljes së negociatave për anëtarësim e Shqipërisë ne BE. E di që është një punë e madhe dhe kërkon shumë zgjidhje, kërkon shumë reforma, por unë e di që ju keni kapacitetin për ta bërë këtë. Ne ju mbështetshim fort në rrugëtimin dhe drejtimin tuaj këtu”, vijoi kryeministrja daneze.
Rama u pyet nëse Danimarka po bën majftueshëm për të lehtësuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por Rama tha se askush nuk mund të shpikë ndonjë rrugë të shpejtë për anëtarësim.
Rama: Duam të bëjëm detyrat tona si duhet
“Nuk ka të bëjë me nxitimin për tu bërë anëtar, ka të bëjë me bërjen e detyrave siç duhet dhe ka të bëjë me përfitimin e kësaj dijeje dhe ndërtimi kapacitetesh të jashtëzakonshme që kemi në BE dhe që askush nuk mund ta shpikë”, tha Rama.
Rama dhe Frederiksen folën dhe për rëndësinë e një Evrope të bashkuar ndaj agresionit rus në Ukrainë.