Francezi i njohur për sporte ekstreme, vdiq pasi ra nga kati i 68-të i një ndërtese në Hong Kong

July 31, 2023
1 minut lexim

Një burrë francez i njohur për sporte ekstreme dhe ngjitjen e rrokaqiejve nëpër botë ka vdekur pasi ra nga kati i 68-të i një ndërtese në Hong Kong.

Remi Lucidi, 30-vjeçar, ishte në kompleksin Tregunter Tower në Hong Kong ku ra për vdekje pasi thuhet se u bllokua jashtë një apartamenti ‘penthouse’, transmeton Telegrafi.

Sipas hetuesve, Lucidi shkoi në pallat dhe i tha rojës së sigurisë se po vizitonte një mik në katin e 40-të.

Lucidi besohet të ketë arritur në katin e fundit dhe sipas South China Morning Post, ai u bllokua jashtë dhe trokiti furishëm në një dritare, duke zënë vëmendjen e një mirëmbajtëse brenda.

Atij si duket rrëshqiti dhe u rrëzua, duke vdekur në çast.

Zyrtarët e Hong Kongut pretendojnë se roja e sigurisë së ndërtesës u përpoq të vërtetonte pretendimet e tij, që tha se po vizitonte një mik në katin e 40-të, por francezi tashmë ishte larguar nga aty.

Një burim tha se Lucidi u pa për herë të fundit i gjallë duke trokitur në një dritare të një penthouse në katin e 68-të të Tregunter Tower rreth orës 19:30, gjë që bëri që një mirëmbajtëse të telefononte policinë.

Policia gjeti në vendngjarje kamerën e tij, e cila përmbante video të sporteve ekstreme. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së tij.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lazim Destani në tubimin e BDI me mërgimtarët, Hajredini i çon një porosi?

Story i radhës

Hoxha: Është absurde t’u thuash shqiptarëve që reformat bëhen me Izet Mexhitin!

Të fundit nga

ShkoLartë