Francë, policia paralajmëron autoritetet e Parisit për shkak të grumbullimit të mbeturinave në rrugë

Shefi i Policisë së Parisit, Laurent Nunez ka paralajmëruar autoritetet e kryeqytetit për shkak të mbeturinave të grumbulluara në rrugët e Parisit, transmeton Anadolu.

Sipas kanalit francez “BFMTV”, Nunez paralajmëroi autoritetet e Parisit për shkak të mbeturinave që nuk hiqen nga rrugët.

Ai u bëri thirrje shërbimeve komunale që të marrin masat e nevojshme për largimin e mbeturinave.

Në paralajmërim përmenden në mënyrë specifike rreziqet për shëndetin dhe sigurinë nga mbeturinat e grumbullurara në rrugët e Parisit.

Qyteti i Parisit njoftoi se 7.600 tonë mbeturina janë grumbulluar në rrugët e kryeqytetit.

Tonelata mbeturinash u grumbulluan në rrugët e kryeqytetit francez për shkak të grevës së punonjësve të shërbimeve publike rreth planit të qeverisë për reformat pensionale.

Për shkak të mbeturinave dhe rrugëve të papastra, njerëzit në destinacionin më atraktiv turistik të Francës ankohen për erën e keqe dhe përhapjen e mundshme të sëmundjeve.





Story i mëparshëm

Këta janë katër shqiptarë që do të luajnë për Zvicrën U21

Story i radhës

Varhelyi sjell fondin për Kolegjin e Europës në Tiranë: Sinjal i fortë se anëtarësimi është afër!

Të fundit nga