Francë, mbi 1 milionë qytetarë marshojnë kundër reformës së pensioneve

Mbi 1 milionë francezë dolën në rrugë në të gjithë Francën për të protestuar kundër reformës së pensioneve të shpallur nga presidenti Emmanuel Macron, transmeton Anadolu.

Duke cituar Ministrinë e Punëve të Brendshme, transmetuesi privat ‘RTL France’ tha se rreth 1.1 milion qytetarë, përfshirë pothuajse 120 mijë në kryeqytetin Paris, morën pjesë në demonstratra.

Ministria franceze gjithashtu njoftoi se të paktën 123 policë dhe xhandarë u plagosën dhe se 80 persona u arrestuan në demonstrata në të gjithë vendin.

Më herët, Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT), organizatorja e demonstratave të sotme, pretendoi se rreth 3.5 milionë qytetarë morën pjesë në demonstratat e sotme në të gjithë vendin.

CGT-ja gjithashtu bëri thirrje për greva të reja mbarëkombëtare në shumë sektorë, si dhe për demonstrata për ditën e nesërme.

Komisioni kombëtar i të drejtave të njeriut në Francë shprehu shqetësim për dhunën e policisë që synonte protestuesit.

Demontratat në Francë kanë vazhduar pa pushim që kur qeveria javën e kaluar vendosi të anashkalojë parlamentin dhe ta miratojë projektligjin për reformën e pensioneve që synon rritjen e moshës minimale të pensionit me dy vjet.

Komisioni Kombëtar Konsultativ Francez për të Drejtat e Njeriut (CNCDH) tha se ishte i shqetësuar nga ndërhyrjet e forcave të sigurisë në protesta, veçanërisht në ato të 16 marsit, kur u miratua masa.

CNCDH-ja tha se njoftoi mekanizmat e monitorimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Këshillit të Evropës, duke shtuar se protestues të shumtë janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim në mënyrë arbitrare.

Komisioni gjithashtu tha se mesin e të arrestuarve janë dy gazetarë që u dërguan në paraburgim më 17 mars, një veprim i denoncuar nga sindikatat e gazetarëve.

Kreu i CNCDH-së, Jean-Marie Burguburu, theksoi se në janar të vitit 2020 komisioni kishte paralajmëruar për dhunë të paligjshme policore gjatë demonstratave të “Jelekëve të Verdhë”.

“Më vjen kaq që tre vjet më vonë, CNCDH-ja duhet të vëzhgojë të njëjtat skema abuzive dhe preokupuese. Autoritetet publike duhet t’u kujtojnë forcave të sigurisë kornizën ligjore të ndërhyrjes së tyre”, tha Burguburu.





Story i mëparshëm

Zieberi: Kushtet në burgjet tona nuk i plotësojnë as kriteret elementare

Story i radhës

Bekteshi: Nga java e ardhshme do të ketë ulje të çmimit të miellit

Të fundit nga