france mbahet marshim kunder reformes se pensioneve 63d3aea9c4699

Francë, mbahet marshim kundër reformës së pensioneve

January 27, 2023
1 minut lexim

Në kryeqytetin e Francës, Paris, u mbajt marshim kundër reformës së pensioneve që synon të rrisë në 64-vjeç moshën e pensionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrësit në marshimin e mbajtur me thirrjen e bërë nga sindikata të ndryshme në Paris, mbajtën në duar pishtarë, flamuj të sindikatave të ndryshme dhe pankartë me mbishkrimin “Të mbrojmë pensionin tonë”.

Marshimi filloi në sheshin “Gambetta” dhe përfundoi në sheshin “Republika”. Në marshim morën pjesë edhe politikanë të Partisë Lëvizja e Panënshtruar e Francës (LFI).

Qeveria franceze me reformën e pensionit synon që moshën e daljes në pension ta rrisë nga 62 në 64-vjeç.

Reforma e pensionit është protestuar në vend me demonstrata, greva dhe marshime të ndryshme që nga njoftimi i përmbajtjes së saj dhe pritet që muajin e ardhshëm të diskutohet në Asamblenë Kombëtare.





MARKETING

RENT A CAR

chatgpt kalon me sukses provime nga shkolla te ligjit dhe biznesit 63d3ae3a66492
Story i mëparshëm

ChatGPT kalon me sukses provime nga shkolla të ligjit dhe biznesit

dita nderkombetare e holokaustit rama i paharruar kujtimi i viktimave 63d3b04e1d691
Story i radhës

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Rama: I paharruar kujtimi i viktimave

Të fundit nga

ShkoLartë