Francë, Këshilli Kushtetues hedh poshtë propozimin e dytë për referendum për reformën e pensioneve

Këshilli Kushtetues i Francës hodhi poshtë propozimin për referendum mbi ligjin e qeverisë për reformën e pensioneve, transmeton Anadolu.

Rreth 250 ligjvënës të krahut të majtë dhe të pavarur të Asamblesë Kombëtare dhe Senatit propozuan një referendum mbi reformën e kontestuar të pensioneve më 13 prill, raportoi media lokale.

Ata kërkonin që qytetarët francezë të pyeteshin nëse dëshironin të ndalonin moshën e daljes në pension mbi 62 vjeç.

Ky ishte propozimi i dytë, pasi i pari, i paraqitur më 20 mars, ishte refuzuar.

Më herët gjatë ditës, ministri i Financave Bruno Le Maire i tha transmetuesit “France Info” se reforma do të ndihmojë qeverinë të kursejë 17 miliardë euro deri në vitin 2030.

“Nuk ka alternativë tjetër të besueshme për të shpëtuar sistemin e pensioneve”, shtoi ai.

Ligji për reformën e pensioneve

Presidenti Emmanuel Macron nënshkroi reformën e pensioneve për ta shndërruar në ligj më 14 prill pasi Këshilli Kushtetues përfundoi shqyrtimin e tij, pavarësisht kërkesave nga sindikatat për të hequr dorë nga kjo masë që ka shkaktuar protesta masive.

Ligji do të rrisë moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç deri në vitin 2030, duke kërkuar të paktën 43 vjet shërbim për të përfituar pension të plotë.

Qeveria e shpalosi propozimin në janar dhe ai u dërgua në debat parlamentar muajin pasardhës edhe pse miliona njerëz dolën në rrugë për ta kundërshtuar atë.

Trazirat u intensifikuan kur kryeministrja Elisabeth Borne, pas konsultimit me Macronin, vendosi të përdorë kompetenca të veçanta kushtetuese për ta miratuar projektligjin në mars pa miratim në parlament.

Vendimi u motivua nga shqetësimet se ligjvënësit do të ishin në gjendje të pengonin reformat për shkak se qeverisë i mungonte një shumicë absolute në parlament.

Ligji pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator.





Story i mëparshëm

Arrestohet edhe nëna e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës në Beograd

Story i radhës

SHBA propozon taksë 30 përqind për elektricitetin e përdorur në gërmimin e Bitcoin

Të fundit nga