france ekstremiste te djathte sulmojne konferencen per palestinen lendojne 3 persona 655094a8f29e1

Francë, ekstremistë të djathtë sulmojnë konferencën për Palestinën, lëndojnë 3 persona

November 12, 2023
1 minut lexim

Një grup i ekstremit të djathtë me shkopinj në duar bastisi një konferencë mbi Palestinën në Lion të Francës, duke lënduar lehtë tre persona, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës Le Progres, Komuniteti Palestine 69 ka mbajtur një konferencë për Palestinën në Lion.

Zona e konferencës, ku po merrnin pjesë afërsisht 100 persona, u bastis nga një grup prej 40 deri në 60 persona, të veshur me maska ​​dhe që mbanin shkopinj dhe fishekzjarrë.

Pjesëmarrësit, të cilët tentuan të pengonin grupin për të mos hyrë në zonën e konferencës, krijuan barrikadë me karrige dhe tavolina para derës së sallës.

Grupi i ekstremit të djathtë hodhi fishekzjarrë në hyrje të zonës së konferencës.

Sulmuesit u arratisën para se ekipet e policisë të mbërrinin në vendngjarje.

Në incident, ku mbetën të plagosur lehtë tre persona, u ndalua një ekstremist i djathtë.





MARKETING

RENT A CAR

ambasada britanike ne prishtine organizon ceremonine e dites se perkujtimit te mbreterise se bashkuar 65508b0f66368
Story i mëparshëm

Ambasada britanike në Prishtinë organizon ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar

ferizaj dhe istogu sprovojne forcat ne bill clinton 655095197530f
Story i radhës

Ferizaj dhe Istogu sprovojnë forcat në “Bill Clinton”

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë