Francë/ Arrestohen dy të pastrehë – Kërcënonin të hidhnin veten në erë në stacionin e trenit Montparnasse

Dy person u arrestuan sot në stacionin e trenit Montparnasse në Paris pasi njëri prej tyre kërcënoi të hidhte veten në erë edhe pse nuk kishte se si ta bënte këtë, thanë prokurorët.

Dy të pastrehët akuzohen për “kërcënim për akt terrorist”.

Njëri prej tyre, një shtetas francez, kishte konsumuar alkool dhe mund të përballet me probleme psikologjike. Ai bërtiste se do të hidhte veten në erë.

Në çantat e shpinës, dy të dyshuarit kishin nëntë shishe të vogla gazi, por nuk kishin asnjë mjet për t’i bërë ato të shpërthenin. I dyshuari i dytë, me origjinë nga Libia, ishte vënë në shënjestër të autoriteteve për shkelje të ligjit të imigracionit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shahini thotë se Qeveria duhet të ndal linçimet ndaj bizneseve

Story i radhës

Cili është numri yt i ëngjëllit, nisur nga shenja e horoskopit?

Të fundit nga