Francë, arrestohen 120 persona në protestën kundër reformës së pensioneve

Të paktën 120 persona janë arrestuar në kryeqytetin e Francës, Paris, në protestën kundër reformës së pensioneve e cila synon të rrisë gradualisht moshën e pensionit në 64 vjeç, raporton Anadolu.

Kundërshtarët e reformës dolën në rrugë dhe mbajtën protesta në Paris dhe qytete të tjera pasi kryeministrja Elisabeth Borne mori vendimin për të kaluar pa votim projektligjin lidhur me reformën e cila synon rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Mijëra persona kundër reformës u mblodhën në sheshin “Concorde” pranë Asamblesë Kombëtare në Paris. Në protestë u shënuan momente tensionuese mes policisë dhe protestuesve ndërkohë që protestuesit e evakuuar nga sheshi prej policisë u shpërndanë në rrugica.

Protestuesit, krahas mbeturinave të grumbulluara prej ditësh në rrugët e Parisit për shkak të grevës së punonjësve të pastrimit, u vunë zjarrin disa automjeteve dhe pronave publike.

Sipas mediave lokale, tensione janë shënuar edhe nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme si Nantes, Lyon dhe Rennes.





Story i mëparshëm

Mozzik bëhet me yll në Hollivud?

Story i radhës

Nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët me kërkesat e tyre para MASH-it

Të fundit nga