Franca u bën thirrje qytetarëve të saj “të largohen menjëherë” nga Bjellorusia

Ministria e Jashtme e Francës u bëri thirrje qytetarëve të saj në Bjellorusi që të largohen sa më shpejt nga vendi, transmeton Anadolu.

Ministria në deklaratën e saj u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë në Bjellorusi për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe mbylljes së hapësirës ajrore ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Bjellorusisë.

Në deklaratë thuhet se kufijtë mes Lituanisë dhe Letonisë do të jenë të hapur.

Në deklaratën ku thuhet se vetëm rruga Terespol është e hapur për udhëtarët nga 13 shkurti për kalimet në Poloni, shtetasve francezë në Bjellorusi u bëhet thirrje që “të largohen menjëherë nga vendi” me rrugë tokësore nëpërmjet pikave të kalimit kufitar me Lituaninë, Poloninë ose Letoninë.





Story i mëparshëm

Kuvend, vazhdon sot debati për ministrat e rinj

Story i radhës

OSBE dënon dhunën ndaj grupit të xhirimit të “Fiks Fare” në Nikël: Të mbrohen gazetarët e të vendosen përpara drejtësisë autor

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez