Në zhvillim të luftës në Ukrainë, Franca po zhvendos aeroplanmbajtësen e saj “Charles de Gaulle” në Mesdhe për fluturime mbi shtetet baltike dhe Poloni.
Aeroplanmbajtësja, e cila aktualisht po përdoret për një mision kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme, u largua nga Qipro së bashku me eskortën e saj të mërkurën, tha ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly për BFMTV .
Në Mesdhe, anija duhet të arrijë një pozicion që do t’i lejonte avionit të kryente misione zbulimi.
“Misioni ynë është rreptësisht parandalues, nuk kemi qëllime luftarake”, thotë ministrja. Aeroplanët luftarakë Rafale të vendosura në aeroplanmbajtëse si “policia e qiellit”, tha tutje Parly.